A janë origjinale shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut në Vjenë?

A janë origjinale shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut në Vjenë?

A janë autentike shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut? Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave nxjerr sot disa dokumente per te hedhur drite mbi pergjigjen e kesaj pyetjeje.

Ja cfare shkruajne Arkivat

Në tetor të vitit 1942, Sekretari i Partisë Fashiste Shqiptare, Kolë Bib Mirakaj, i propozon drejtorit të Institutit të Studimeve Shqiptare, Mustafa Merlika-Krujës, që me rastin e festimit të 500 vjetorit të kthimit të Skënderbeut në Shqipëri (1943), t’i kërkohet Fuhrerit, përmes Duçes, që në shenjë homazhi për popullin shqiptar, t’i dhurojë shpatën dhe përkrenaren e Skënderbeut, të cilat ruheshin në Vjenë.

Përgjigjen e z. Merlika-Kruja nuk e kemi në dorë, por sjellim këtu një tjetër dokument të vitit 1941, ku Ministria e Punëve të Jashtme njofton, mes të tjerash, Logotenencën e Përgjithshme Mbretërore, se shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut që ruhen në Vjenë nuk janë origjinale.

Ato ka dashur t’i emërtojë ashtu pronari i tyre, Arqipeshkvi Ferdinand (ndoshta nëpunësi ka dashur të thotë ‘Arqiduka’), për t’u rritur vlerën. Këto dokumente nuk janë të mjaftueshme për të sqaruar çështen e autenticitetit të armëve të Skënderbeut, por mjaftojnë për në na kujtuar 550 vjetorin e vdekjes së tij, më 17 janar 1468.
(Foto: AQSh. Punoi: S.Ç.)/Panorama

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone