Zjarrvënie e qëllimshme në Fushë-Arrëz, digjet banesa

Një banesë u përfshi nga flakët mbrëmjen e kaluar në fshatin Bardhet të Njësisë Administrative Qafë Mali, pjesë e bashkisë së Fushë-Arrzit.

Zjarri i shfaqur papritmas ka përfshirë në pak minuta banesën e familjes së Preng Lleshit. Mungesa e Shërbimit Zjarrfikës pranë bashkisë së Fushë Arrzit detyroi ndërhyrjen e menjëhershme të Zjarrfikësve të Pukës, të cilët edhe pse arritën në kohë rekord u deshën 30 kilometër rrugë deri në vendin e ngjarjes. Policia e Fushë-Arrzit bëri të ditur se në momentin e shfaqjes se flakëve, në banesë nuk ndodhej asnjëri nga familjarët.

Kushtet atmosferike me reshje por edhe errësira e natës e bënë të pamundur nisjen e hetimeve mbrëmjen e kaluar, ndërkohë që shkaqet e zjarrit pritet të zbardhen sot gjatë ditës pasi në vendin e ngjarjes mbërriti një grup hetimor.

Dyshimet e para të Policisë janë ato për një zjarrvënie të qëllimshme ose një shkëndije të mundshme elektrike
brenda banesës.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *