Zbulohet se kush ishte objektivi i shpërthimit të tritolit në “Rrugën e Kavajës”

Tirana është tronditur sërish mbrëma, pak minuta pas mesnate si pasojë e një shpërthimi tritoli. Rreth orës 00:25 të ditës së sotme, pati një shpërthim të fuqishëm në një garazh në rrugën “Sali Butka” mbrapa Policisë Bashkiake.

Në garazhin e një shtetasi, ishte vendosur një sasi tritoli. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa terrorizoi të gjithë banorët, që dolën menjëherë nga banesat e tyre.

Burime brenda Policisë thonë se tritoli ishte vendosur në garazhin e shtetasit Arjan Zika. Për fat të mirë pati vetëm dëme materiale nga shpërthimi.

Policia po heton në lidhje me ndonjë konflikt të Zikës, i cili është marrë në pyetje.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *