Zbulohet një laborator në Lazarat, kultivohej marijuanë me llamba

Një laborator për kultivimin e marijuanës është zbuluar në Lazarat, ku janë sekuestruar edhe pajisjet për prodhimin e lëndës narkotike, si dhe llampat për kultivimin e bimës.

Burime nga policia në Gjirokastër bëjnë me dije se janë sekuestruar rreth 350 bimë narkotike kanabis sativa, dhe është vënë në pranga një person, që rezulton të jetë pronari i magazinës. Në pranga është vënë shtetasi M. Mamo 56 vjeç, lindur në Lazarat.

Nga këqyrja e provave materiale, policia ka konstatuar se bimët varionin me lartësi nga 25 cm deri në 40 cm. Ato u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *