Zbulohet letra e gruas që u gjet e vrarë në tualetin e mobilerisë: Jam e zhgënjyer!

Zbulohet letra e gruas që u gjet e vrarë në tualetin e mobilerisë: Jam e zhgënjyer!

Zbulohet një letër ku tregohet vuajtja dhe zhgënjimi i gruas që u gjet e vdekur në tualetin e mobilerisë.

“Kam kaluar momente që nuk mendoja se do t’i kaloja. Kam takuar persona që nuk mendoja t’i takoja. Jam e zhgënjyer!”. Kështu ka shkruar në letër viktima Suela.

Letra është zbuluar në tualet, dhe u paraqit në seancë nga prokuroria e Shkodrës. I akuzuari, bashkëshorti i viktimës, ka deklaruar se letra nuk ishte shkruar nga gruaja e tij, pasi shkrimi nuk ishte i saji.

“Letra nuk është shkruar nga ajo. Nuk është kaligrafia e saj. Kur dola në mëngjes më tha jam e mërzitur, kam një shtrëngim në kraharor. Kur shkova në mobileri nuk e gjeta. Hyra në banjo dhe e gjeta të lidhur me litar. Shenjat e gishtave në fyt janë pasi i mata pulsin.”, pohoi ai.

Gjykata e Shkodrës ka vendosur sot arrest me burg për Sadedin Suli, pronari i një mobilerie i akuzuar se mbyti bashkëshorten e tij.

Në seancën e zhvilluar sot ai ka mohuar se është autori i vrasjes së Suela Sulit, madje para trupit gjykues tha se është i gatshëm të ndihmojë shtetin financiarisht për zbardhjen e ngjarjes.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *