Zbardhet seanca gjyqësore. Shullazi kërcënon dëshmitarin dhe gjykatësin: Sa vjeç e ke motrën?!

Zbardhet seanca gjyqësore. Shullazi kërcënon dëshmitarin dhe gjykatësin: Sa vjeç e ke motrën?!

Një tjetër dëshmitar i mbrojtur nga shteti rëndon pozitat penale të Emiljano Shullazit dhe grupit të tij në procesin gjyqësor për gjobvënies te Krimet e Rënda.

Besnik Musai, shoferi dhe njëkohësisht kunati i biznesmenit Ylvi Beqja, dëshmoi dje në Gjykatë se kishte parë Shullazin duke i vënë një pistoletë në bark Ylviut.

Pastaj ata u futën prapë në zyrën e noteres.

Endrit Qyqja mbylli qepenin. Kur doli nga aty, Ylviu ishte shumë i mërzitur. Nuk foli gjatë gjithë rrugës. Disa ditë më vonë më tha që ata i kishin kërkuara shuma të ëmdha parash.”

Dëshmia e 27-vjeçarit Musai u shoqërua edhe me debate gjatë seancës së djeshme, njofton panorama. Në një moment, Shullazi iu drejtua duke e pyetur nëse fliste apo jo me motrën e cila bashkëjeton me Ylvi Beqajn. Ndërsa më pas, e pyeti nëse e kishte ngacmuar ndonjëherë motrën e tij.

Shullazi: Dëshmitar, a flisni ju me motrën tuaj?

Dëshmitari, gjykatës: Nuk pranoj t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, nuk ka lidhje me akuzën.

Shullazi: Unë ka po të pyes, flet apo nuk flet, çfarë ka këtu?

Dëshmitari: Është pyetje që ka lidhje em familjarët e mi, jo me akuzën. Nuk përgjigjem.

Shullazi: E kam ngacmuar ndonjëhërë motrën tuaj unë?

Dëshmitari: Nuk kam dijeni!

Shullazi: Të kam thënë që e kam ftuar ndonjëhërë për kafe?

Dëshmitari: Refuzoj t’i përgjigjem pyetjes.

Gjykata: I pandehur, nuk pranohet pyetja. Vashdoni me pyetjen tjetër.

Shullazi, gjykatës: Do ta mbash gjyqin si është për të mbajtur apo ajo? Apo të ikim fare?

Shullazi, dëshmitarit: Të thirri Prokuroria apo shkove vetë?

Si e dije që ajo oficere kishte dosjen?

Dëshmitari: Nuk e di, më oerientuan te hyrja të shkoja tek ajo.

Shullazi: Sa vjeç e ke motrën?

Dëshmitari: Refuzoj të ëprgjigjem.

Shullazi: Nuk kam pyetje!

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *