Zbardhet ngjarja: Polici u plagos nga shoku i tij pas një sherri në lokal

Një efektiv policie në Tiranë është plagosur dje me thikë nga një shoku i tij, i cili ka qenë në gjendje të dehur. Bëhet fjalë për 31-vjeçarin Gjergj Muça, punonjës në Komisariatin Nr.6. Me anë të një njoftimi zyrtar, nga ana e Policisë së Tiranës u bë me dije se në momentin që ka ndodhur ngjarja, efektivi i policisë nuk ka qenë në krye të detyrës.

Burime pranë grupit hetimor sqaruan se, para se të ndodhte plagosja, Muça ka qenë në një lokal nate me disa miq dhe në momentin që ka dalë prej andej, ai ka debatuar me një nga shokët e tij, i cili e ka qëlluar më pas me thikë.

Për pasojë, Muça ka marrë plagë në disa pjesë të trupit, ndërsa është gjetur i shtrirë në rrugë nga disa kalimtarë të rastit. Gjergj Muça u transportua në SQU “Nënë Tereza”. Mësohet se i riu ka pësuar dëmtime të lehta në dorën e djathtë dhe në faqe.

Ka qenë ora 03:50 minuta, kur në afërsi të një qendre tregtare në Rrugën e Elbasanit, Gjergj Muça është plagosur me thikë nga një miku i tij. Ngjarja në fjalë ka ndodhur pas një konflikti banal që kanë pasur dy të rinjtë. Ata, së bashku me disa persona të tjerë kanë qenë një lokal nate, dhe kur po ktheheshin prej andej, kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin. Policia e Tiranës nuk ka dhënë shumë detaje në lidhje me ngjarjen, ndërsa ka theksuar se efektivi i policisë nuk ka qenë në krye të detyrës në momentin që ka ndodhur ngjarja.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *