Zbardhen detajet/ Ndahet nga jeta gazetarja Arlinda Canaj

Zbardhen detajet/ Ndahet nga jeta gazetarja Arlinda Canaj

Ditën e djeshme ka ndërruar jetë gazetarja dhe shkrimtarja, Arlinda Canaj. Lajmi është bërë i ditur nga e bija e saj fillimisht, e cila ka përdorur faqen në Facebook të Arlindës për të dhënë lajmin.

Më pas policia ka dhënë detaje se gruaja që u hodh nga pallati ka qenë pikërisht gazetarja e ndjerë.

Po kështu, edhe “Konica.al”, media ku punonte së fundmi Arlinda ka njoftuar ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të Canajt.

“Arlinda Canaj, gazetarja kryesore e Konica.al ka vdekur sot papritmas!

Jeta shpesh nuk është gjë tjetër veçse një shaka tragjike. Një gazetare themeluese e Konica.al, një nga gazetaret kulturore më të rëndësishme të vendit, Arlinda, kolegia jonë ka humbur jetën sot papritmas.

Në mëdyshjen për të mos spekuluar me vdekjen e saj dhe dëshirës që njerzit e saj të dashur të kenë më shumë solidaritet, ne zgjodhëm të dytën! Çfarë dhimbje të shkruash këto fjalë për një jetë të re! Për një nënë! Për një kolege të përkushtuar dhe elitare që deshi ta përçmonte jetën e zakonshme!

Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe fëmijëve”, shkruajnë kolegët e portalit Konica.al.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *