Vrau dy persona, tenton të kalojë kufirin me Greqinë

Shtetasi David Gjokeja, i cili akuzohet për vrasjen e dy shtetasve me inicialet E.Gj, dhe A.Gj, është arrestuar ditën e sotme nga policia kufitare e Kakavijës.

Gjokeja tentoi të largohej nga Shqipëria nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës, duke i dhënë kontrollorëve dhe policisë gjeneralitete të rreme.

Por uniformat blu kanë arritur të identifikojnë David Gjokejan, si një person në kërkim, duke bërë të mundur edhe arrestimin e tij.

Ky shtetas figuron person i shpallur në kërkim, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjet e shtetasve E.Gj dhe A.Gj.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *