Vrasje horror në Durrës. Ish-kryeplakut i çanë kokën më dysh

Mirosh Djaloshi, i cili dje u gjet i vrarë në oborrin e banesës së tij, për 17 vite rresht ka qenë kryeplaku i fshatit Shkallë, në Manzë të Durrësit.

Sipas policisë dhe dëshmitarëve, 54-vjeçarit ia kishin çarë kokën më dysh me mjete të forta. Trupi i pajetë u gjet mëngjesin e djeshëm nga familjarët e tij, të cilët lajmëruan policinë.

Hetuesit e çështjes nënvizojnë se viktima njihej si person i alkoolizuar dhe se mund të jetë vrarë pas një konflikti me persona të tjerë. Ndërkohë, policia nuk përjashton mundësinë e një krimi brenda familjes.

Policia dyshon se Mirosh Djaloshi mund të jetë goditur nga vetë familjarët e tij. Ndërkohë, mësohet se janë shoqëruar në polici të gjithë të afërmit, të cilët janë marrë në pyetje për orë të tëra. Këta të fundit kanë deklaruar se Djaloshi nuk kishte konflikte me askënd.

Ka qenë djali 25-vjeçar që ka gjetur të atin të vrarë rreth 50 metra larg banesës. I riu ka pohuar se babain e ka gjetur me një sfurk në dorë, ndaj edhe dyshohet që viktima mund ta ketë përdorur për t’u vetëmbrojtur.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *