Vrasja në Durrës, prokuroria: Arrest në burg për Kajnot

Prokuroria e Durrësit ka kërkuar arrest në burg për vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje për Gëzim dhe Bledar Kajnon, të dyshuarit e vrasjes së Asllan Kërtushës dy ditë më parë.

Sipas prokurorisë, Kërtusha ka qënë në lokalin e Gëzim Kajnos prej mesditës së 1 marsit, ku ka konsumuar pije alkoolike. Në gjendje të renduar për shkak të alkoolit ka nisur të fyejë dhe ofendojë kamarierët e lokalit, që më pas njoftuan pronarin e tyre.

Ky i fundit është afruar në lokal, së bashku me nipin e tij, Bledar Kajno dhe kanë tentuar ta qetësojmë Kërtushën, i cili ndodhej në ambientet e brendshme të lokalit. Pasi kanë diskutuar së bashku në tavolinë, Kërtusha dhe pronari i lokalit, Gëzim Kajno, kanë dalë në ambjentet e jashtme të lokalit, ku kanë filluar të grinden fizikisht.

Kjo situatë është fiksuar edhe në kamerat e sigurisë së lokalit. Nga kqyrja e pamjeve filmike duket Gëzim Kajno që, pas konfliktit fizik, ka një armë tip pistoletë në dorë, me qytën e së cilës godet në kokë dhe në fytyrë Kërtushën. Nga goditja me qytë, pistoleta ka kryer qitje, nga e cila ka mbetur i plagosur në krah nipi i Gëzimit, Bledar Kajno.

Pasi konflikti shmanget për disa minuta nga objektivi i kamerës, në një moment të dytë ata shfaqen sërish, kësaj radhe pranë një taksie, ku Kërtusha po tentonte të hipte dhe duket qartë se ka qënë i plagosur.

Tek dera e taksisë, Gëzim dhe Bledar Kajno e arrijnë sërish dhe e godasin, duke tentuar ta nxjerrin nga taksia. Megjithatë, taksia është nisur së bashku me Kërtushën drejt spitalit të Durrësit, ku ka mbërritur i vdekur me një plumb në pjesën e kraharorit.

Pas vrasjes, fillimisht është arrestuar Bledar Kajno dhe një ditë më pas, Gëzim Kajno dhe të dy personat dyshohen për “vrasje me dashje” në bashkëpunim dhe “armëmbajtje pa leje”.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *