Vrasja e 23-vjeçarit sirian në Gjermani, mes të arrestuarve dhe një shqiptar

Vrasja e 23-vjeçarit sirian në Gjermani, mes të arrestuarve dhe një shqiptar

Tre persona kanë rënë në pranga, mes tyre një shqiptar, pasi akuzohen për plagosjen për vdekje të një 23-vjeçari sirian.

Ngjarja në fjalë u shënua në Oberhausen të Gjermanisë, në një internet kafe. Për krimin në fjalë u arrestuan si fillim një adoleshent sirian, dhe më pas një bashkëkombës i tij dhe një 18-vjeçar shqiptar. Këta dy të fundit pasi u morën në pyetje, janë lënë të lirë, ndërsa po hetohen si të dyshuar.

Albinfo.ch. shkruan se një nga 17-vjeçarët sirian pas një sherri verbal qëlloi me thikë, duke i shkaktuar më pas vdekjen bashkëkombësit të tij.

Po ashtu thuhet se në vendin e ngjarjes ka pasur edhe shumë dëshmitarë, të cilët janë arratisur menjëherë pak pas krimit. Aktualisht policia po heton rreth ngjarjes në fjalë.