Vlorë, digjet automjeti i biznesmenit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës tek zona e Skelës, është djegur automjeti i një biznesmeni. Mësohet se automjeti me targë VL 20 90 C është i biznesmenit të ndërtimit Josif Gjiknuri.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, ndërsa paraprakisht dy janë pistat ku janë përqendruar: shkëndija elektrike ose zjarrvënie e qëllimshme. Vetë biznesmeni ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri.