Vlorë, arrestohet çifti për falsifikim parash

Hysni Tushi, 49 vjeç dhe Vosjana Tushi, 42 vjeçe janë arrestuar nga Policia e Vlorë pasi kanë këmbyer 100 euro në një pikë këmbimi valutor.

Dy bashkëshortët kanë tentuar të këmbejnë në një ‘Exchange’ në pronësi të shtetasit P.J., një shumë parash prej 100 euro (të prerjes 2×50 euro) të falsifikuara, të cilat në pamundësi për t’ia arritur qëllimit në këtë dyqan, kanë shkuar dhe i kanë këmbyer në një pikë tjetër të këmbimit valutor në pronësi të shtetasit L.I., duke marrë në këmbim shumën në lekë prej 13 760 (të rinj).

Materialet i janë referuar Prokurorisë në ngarkim të këtyre 2 shtetasve për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *