Vjedhin banesën dhe vrasin pronarin, arrestohen dy persona

Është zbardhur ngjarja e ndodhur në fshatin Shalës të Cërrikut ku u gjet i vdekur në banesë shtetasi B.Sh. Nga hetimet ka rezultuar se bëhet fjalë për një vjedhje me pasojë vdekjen. Uniformat blu kanë arrestuar autorët e dyshuar të kësaj ngjarje, Naim Çekrezi, 56 vjeç, dhe Ilir Çekrezi, 25 vjeç, të dy banues në Cërrik; të cilët bënë edhe inskenimin e versionit të ngjarjes që të dukej si aksidentale.

Këta shtetas, dyshohen të kenë vrarë shtetasin B.Sh. gjatë momenteve të vjedhjes së banesës së tij dhe më pas kanë inskenuar vendin e ngjarjes, duke e bërë të dukej si ngjarje aksidentale.

Por pas veprimeve hetimore të mirëfillta u arrit në konkluzionin se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale, pasi viktima ishte goditur me sende të forta, të cilat i kishin shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *