Vidhte zyrat e shtetit, arrestohet Gogoli

Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasin Eduart Gogoli, i akuzuar për një seri vjedhjesh në institucionet shtetërore.

Gogoli, në periudha të ndryshme, duke filluar nga data 24 janar 2016, në mënyrë kronologjike, ka kryer vjedhje në Institucione dhe Zyra të Administratave Shtetërore, si më poshtë:

Vjedhje e 1 laptopi të Kapitenerisë, Porti Durrës.
Vjedhje e 3 monitorëve të Drejtorisë së Autoritetit Portual Durrës.
Vjedhje e 1 video-projektor dhe 1 ekspres kafeje në shkollën 9 – vjeçare “Bedrie Bebeziqi”, Durrës.
Vjedhjen e shumës prej 5 000 lekë në Xhaminë, Durrës.
Vjedhje e 2 laptopëve në Poliklinikën Qendrore, Durrës.
Vjedhje e 2 monitorëve në Spitalin Rajonal Durrës.
Shtetasi Eduart Gogoli ishte liruar nga burgu më 21 janar 2016, pasi vuante dënimin prej 5 vitesh për të njëjtën vepër penale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrës, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”e kryer më shumë se një herë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *