Vazhdojnë grabitjet me armë në kryeqytet

Pas grabitjes së kazinosë, një tjetë grabitje me armë ka ndodhur në kryeqytet.

Këtë herë pre e hajdutëve ka rënë një farmaci në rrugën “Demir Zyka”.

Ngjarja ka ndodhur dje, në mes të ditës, rreth orës 11:44, kur një person me pistoletë, ka hyrë brenda ambienteve të dyqanit dhe ka kanosur farmacisten me inicialet F.A duke i kërkuar lekët që kishte në arkë.

27 vjeçarja, e ndodhur nën kërcënim për jetën, i ka dhënë hajdutit rreth 10.000 lekë (të reja) që i gjendeshin për momentin.

Më pas ai ka ikur në drejtim ende të paditur, teksa farmacisjta ka bërë kallëzim në polici për ngjarjen e ndodhur.

Autoritetet bëjnë me dije se po punohet për identifikimin dhe
kapjen e autorit.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *