U kap me drogë në makinë, shqiptarit i gjendet edhe 20 kg kanabis në banesë

U kap me drogë në makinë, shqiptarit i gjendet edhe 20 kg kanabis në banesë

Policia greke ka vazhduar hetimet ndaj një shtetasi shqiptar që u arrestua të martën në afërsi të Kozanit. Në dy çanta udhëtimi brenda në makinë, atij iu gjetën 30 paketa plastmasi me gjithësej 30,7 kg kanabis.

Mbrëmjen e po asaj dite, policia zhvilloi një kontroll edhe në banesën e 33 vjeçarit, në Selanik.

Aty u gjetën edhe 19,9 kg kanabis, të paketuar në 19 qese plastike.

Në banesë ndodhej edhe bashkëjetuesja e tij, një shtetase shqiptare me moshë 31 vjeç, e cila gjithashtu u arrestua, shkruan oranews.

Policia thotë se gjatë dy aksioneve u sekuestruan 50,5 kg kanabis, një automjet, një peshore elektronike, 2 telefona celularë dhe 2 karta SIM.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa dy të arrestuarit do të dërgohen në prokurorinë e Kosturit për procedurën e mëtejshme.