Tropojë, plagosen 3 persona në një aksident automobilistik

Si pasojë e një aksidenti automobilistik në Tropojë, tre persona kanë mbetur të plagosur. “Drejtim i mjetit në mëyrë të parregullt” është akuza e arrestit nga ana e specialistëve të seksionit qarkullimit rrugor, në komisariatin e policisë të Tropojës të shtetasit shtetasit Fabio Doda, 19 vjec, banues në Fushë Arrëz.

Arrestimi i tij është bërë për shkak se në aksin rrugor Valbonë – Bajram Curri, ndërsa ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targa PU 10 31 A, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit duke dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe shtetasit A.P, 21 vjeç, banues në Fushë­Arrëz, F.Z, 24 vjeç, banues në Fushë­Arrëz dhe D.Gj, 20 vjeç, banues në Fush ­Arrëz.

Të tre të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e qytetit të Bajram Currit dhe pas ndihmës mjekësore të marrë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *