Tronditëse në Korçë/ Babai lë pa ngrënë djalin e mitur

Tronditëse në Korçë/ Babai lë pa ngrënë djalin e mitur

Policia e Korçës ka proceduar penalisht ditën e sotme një 47-vjeçar nga fshati Belorta.
Procedimi ndaj tij ka nisur pasi 47-vjeçari me iniciale V.B duket se nuk është kujdesur për djalin e tij 13-vjeçar, të cilin e kishte nënkujdesari, pas ndarjes nga bashkëshortja.

Policia e Korçës bën me dije se ai kishte edhe dy fëmijë të tjerë, të cilët gjykata ia kishte lënë nënkujdestari ish-gruas, shkruan express.

Ka qenë vetë fëmija, i cili ka treguar në policia se babai nuk kujdesej për të, ku shpesh herë edhe nuk i jepte bukë për të ngrënë.

Fëmija do të kalojë nënkujdestari të nënës së tij, ndërsa do të ndihmohet nga bashkia dhe Shërbimi Social.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone