Tritoli në lokal/ Qiramarrësi punonte përkthyes te muxhahedinët
Prona ku u vendos dje tritoli, lokali dhe një lavazh ngjitur me të, është në pronësi të familjes Allushi, nga Tufina, por ishte marrë me qira prej disa muajsh nga Admir Shurdhi.
Ky i fundit, përveç detyrës si agjent i SHISH, punonte edhe si përkthyes pranë qendrës ku ndodhen muxhahedinët iranianë në Tiranë.
Shpërthimi është dëgjuar në të gjithë zonën përreth, edhe nga shërbimet e Policisë, duke qenë se Komisariati nr.4 ndodhet vetëm disa metra larg vendit të ngjarjes.
Menjëherë aty kanë shkuar patrullat e këtij rajoni policie, që kanë rrethuar vendngjarjen, ndërsa më pas kanë mbërritur edhe oficerët e Krimeve të Rënda dhe ekspertë antieksplozivë.