Tmerr në Fier, vdes fëmija 5 vjeç, e zë poshtë karroca e kalit

Tmerr në Fier, vdes fëmija 5 vjeç, e zë poshtë karroca e kalit

Policia e Fierit ka dhënë sot versionin zyrtar të vdekjes aksidentale të një vogëlushi nga Vlora.

Sipas Policisë, dje, në datën 13.08.2017, ora 18:20, është sjellë i vdekur në Spitalin Rajonal Fier një fëmijë i mitur 5 vjeç, banues në fshatin Panaja,Vlorë, i cili ka ardhur për pushime në fshatin Çerven, Fier, tek gjyshi i tij, shtetasi Xh.T.

Fëmija duke luajtur është kapur me duar tek një karrocë që tërhiqet me kafshë(e cila ishte e parkuar në oborrin e shtëpisë) por pasi është mënjanuar karroca e ka zënë poshtë dhe ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *