Tiranë/ Zjarr në banesë, digjet i moshuari

Tiranë/ Zjarr në banesë, digjet i moshuari

Një person ka humbur jetën pasi banesa e tij u përfshi nga flakët.

Me datë 19.03.2018, rreth orës 16:10, në rrugën “Gjergj Legisi”, në banesën e shtetasit B.G., 90 vjeç i cili ndodhej në banesë ka rënë zjarr.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja ku kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Shtetasi i mësipërm si pasoje e flakeve dhe asfiksisë nga tymi ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.