Tiranë, tentojnë të vrasin një person me thikë, arrestohet njëri nga autorët

Policia e Tiranës ka parandaluar një vrasje, ndërkohë që ka prangosur njërin prej autorëve të cilët kishin planifikuar vrasjen me thikë të një personi. Shkak për sulmin sipas policisë ishte borxhi që ai iu kishte atyre.

Siç bën të ditur policia, Patrullat e Përgjithshme të Policisë të Komisariatit Nr. 1 kanë parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale duke neutralizuar njërin prej autorëve dhe sekuestruar armën e krimit (thikë).

Policia shton se, në vendin e quajtur Hoxha Tasim kanë tentuar të vrasin me thikë F.M ndërkohë që është kapur Edmond Geca 27 vjeç dhe është shpallur në kërkim autori tjetër S.M.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *