Tiranë, sherr mes të rinjve, plagoset me thikë 19-vjeçari

Sherr mes të rinjve, plagoset një 19 vjeçar në Shkozë. Policia thotë se pas një konflikti të çastit midis dy të rinjve ka mbetur i plagosur me thikë në shpatull, shtetasi K. Selmani, 19 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar Arjol Xenollari, 21 vjeç, është kapur dhe ndaluar nga policia.

Gjithashtu është sekuestruar në cilësinë e provës materiale thika me të cilën është kryer Krimi. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *