Tiranë, lëndë eksplozive poshtë makinës, forcat xheniere në vendngjarje

Një alarm për lëndë eksplozive poshtë një makine në Tiranë, të parkuar përballë shkollës “Niket Dardani” ka alarmuar policinë e kryeqytetit.

Sipas të dhënave paraprake, denoncimi është bërë nga vetë pronari i mjetit, i cili dyshohet se ka parë një gjë të dyshimte, që mendohet se është një qese e mbështjellë me natriban, poshtë automjetit të tij.

Sapo u njoftuan për ngjarjen, forca të shumta policore mbërritën në vendin ku është parkuar makina, ndërsa vendosën perimetrin e sigurisë. Sakaq, në vendin e ngjarjes janë forcat xheniere të cilët po punojnë për këqyrjen dhe verifikimin e pakos së dyshimtë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *