Tiranë, hidhet nga kati i 3-të, turisti suedez

Një shtetas suedez është gjetur i pajetë, mëngjesin e sotëm në rrugën “Haxhi Kika” në Tiranë. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se viktima është identifikuar si J. Backlund, 40 vjeç, nga Suedia, i cili dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i katit të tretë të pallatit ku banonte.

“Më datë 11.03.2016, në rrugën Haxhi Kika, është gjetur i shtrire perdhe një shtetas. Dyshohet te jete shtetas i huaj Suedez, i identifikuar si J. Backlund, 40 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet të jetë vetëhedhur nga ballkoni i katit të tretë të pallatit ku ky shtetas banonte dhe si rezultat ka gjetur vdekjen. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *