Tiranë, e dërgon të blejë bukë, muxhahedini tenton të përdhunojë 11 vjeçarin

Policia e Tiranës ka ndaluar një shtetas iranian të ardhur me grupin e muxhahdinëve, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një fëmijë 11 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në Fushë Mëzez, pranë Tiranës dhe në pranga ka rënë Mousa Jaberifar, 35 vjeç, i cili ka mashtruar fëmijën duke i kërkuar të blejë bukë dhe t’ia çonte në shtëpi.

Kur fëmija i ka çuar bukën, iraniani ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale, por i mituri i ka shpëtuar nga duart 35-vjeçarit dhe të gjithë ngjarjen ia ka treguar prindërve.

Kanë qenë këta të fundit ata që kanë bërë kallëzimin në polici. “Shteti bëri gabim që solli iranianët, po pres që policia të zgjidhë çështjen”, – ka thënë babai i 11-vjeçarit.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *