Terror në Tiranë, plagoset në atentat polici Viljon Sakollari

Vazhdojnë atentatet me arme zjarri në vend. Një atentat I fundit është bërë mbrëmë në darkë në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet. Punonjësit të policisë Viljon Sakollari, 37 vjeç, dyshohet se i është bërë atentat, por ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Aktualisht Sakollari mban detyrën e shoferit tek parku i Ministrisë së Brendshme.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës që ka mbajtur 37-vjeçari.

Atentatorët dyshohet ta kenë ndjekur deri pranë banesën, ku edhe e kanë qëlluar me armë zjarri, dhe si pasojë tre plumba e kanë prekur.

Menjëherë uniformat blu të mbërritura në vendngjarje kanë transportuar të plagosurin në Qendrën Spitalore
Universitare “Nënë Tereza”, i cili mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja. Deri më tani janë shoqëruar disa persona, por ende nuk ka të dyshuar konkretë për ngjarjen.

Ndërkohë sipas burimeve nga policia rezulton se i vëllai i Viljon Cekollarit është i dënuar me 23 vite burg pasi akuzohet për vrasje. Sipas policisë Laurent Cakollari ka qëlluar me armë zjarri për vdekje Adriatik Banon, ngjarje e ndodhur në 15 janar 1998 në afërsi të pallatit të sportit ‘Asllan Rusi’ në Tiranë. Laurent Cakollari ishte mik me viktimën gjatë kohës që ishin në Itali. Bano i kishte marrë një makinë Cakollarit për ta shitur në Shqipëri, por pas shitjes nuk i kishte dhënë paratë, ndërsa ky dyshohet të ketë qenë shkaku i vrasjes.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *