Tentuan të vrisnin shokun, arrestohen tre persona

Policia e Kavajës ka arrestuar dy kushurinjtë dhe bashkëpunëtorin e tyre që pas një sherri në palestër, tentuar të vrasin shokun e tyre. Ata akuzohen për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.

Të arrestuarit janë: David Xhihani, 30 vjeç; Arben Xhihani, 29 vjeç dhe Lorenc Merkoçi, 24 vjeç, të tre banues në Kavajë.

Kapja dhe ndalimi i tyre është bërë pasi me datë 18.03.2016, tek rruga e Qelqit Kavajë në ambientet e një palestre, pas një zënke për motive të dobëta shtetasit David Xhihani dhe Arben Xhihani, kushërinj të parë, janë konfliktuar fizikisht me shtetasin S. F.

Në konflikt e sipër, shtetasi Arben Xhihani ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, shtetasin S.F.

Nga të shtënat e armës së zjarrit shtetasi S.F. ka pësuar lëndime të gjymtyrëve të poshtme në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasit e dyshuar si autorë, u identifikuan nga policia që në momentin e parë të ndodhjes së ngjarjes dhe u shpallën në kërkim ku u kapen dhe u ndaluan sot.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *