Tenton të shtypë me makinë fqinjin e tij, arrestohet 56-vjeçari në Durrës

Një sherr i nisur mes dy personave në Durrës, ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.

56- vjeçari Pullumb Dervishi, në fshatin Shkafane, Durrës, ka tentuar të vrasë, duke e goditur me mjetin e tij Benz me targa DR 9015 D, 28- vjeçarin E.Y..

Për pasojë, i dëmtuari është dërguar në spitalin e Durrësit me dëmtime të ndryshme trupore.

Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se i dëmtuari dhe i dyshuari ishin fqinj mes tyre dhe gjithçka ka lindur pas një debati për motive të dobëta.

Dervishi gjatë ditës së djeshme ishte konfliktuar me fjalë me të riun, për disa dru që ndodheshin pranë banesave të tyre, duke i kërkuar që të mos i merrte, pasi pretendonte se ishin të tijat. Pas konfliktit fillestar, i dëmtuari ishte kthyer në banesë duke mos e pasuar sherrin.

Në vijim ai kishte dalë për të shkuar në një dyqan aty pranë, por Dervishi i kishte bërë pritë me makinë duke e goditur me synim për ta shtypur.

56- vjeçari u vu në pranga nën akuzën e vrasjes me dashje të mbetur në tentativë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti tip Benz me targa DR 9015 D.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *