Tenton të kalojë trafikndarësen e autostradës, përplaset për vdekje këmbësori

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, ku një person ende i paidentifikuar është aksidentuar për vdekje nga një automjet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Xhafzotaj.

Sipas burimeve zyrtare, personi po tentonte të kalonte rrugën duke kapërcyer trafikndarësen, në momentin kur është përplasur nga një mjet tip Benz, me drejtues Orges Sina.

Viktima ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa Sina është shoqëruar në polici për të dhënë detaje për ngjarjen. Pavarësisht se në gjithë gjatësinë e rrugës ekzistojnë mbikalimet, shumë njerëz, banorë të zonave përreth, vënën në rrezik jetën e tyre duke tentuar të kalojnë përmes trafikndarëseve, në një rrugë ku shpejtësia maksimale shkon mbi 100 km/h.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *