Tenton të hapë një kanal, komshiu e plagos në kokë me mjete të forta

Një 48-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pas plagëve që ka marrë nga goditja me mjete të forta nga një person.
Ngjarja në fjalë ndodhi para pak minutash në qytetin e Korçës. Nga të dhënat e deritanishme, mësohet se A.G., ishte duke punuar për hapjen e një kanali kur është konfliktuar me Niko Zyberin, ndërsa ky i fundit dyshohet se e ka qëlluar.

Ndërkaq, burime policore deklarojnë se Zyberi është pronar i një këndi sportiv në Korçë, ndërsa tashmë ndodhet në komisariat.

Sakaq, sapo u njoftua për ngjarjen, policia mbërrit në vendin ku ndodhi konflikti dhe nisi hetimet për zbardhjen e detajeve. Ndërkohë, nuk bëhen ende të ditura shkaqet e konfliktit.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *