Sulmi brutal/ 18 vite burg për shqiptarin që bëri për koma bashkatdhetaren

Sulmi brutal/ 18 vite burg për shqiptarin që bëri për koma bashkatdhetaren

18–vjet burg ka dhënë gjykata britanike për Fatmir Stafasanin, i cili hyri në shtëpinë e një shqiptareje në Londër dhe e goditi atë me levë, duke e lënë aty pasi mendoi se kishte vdekur.

49-vjecari u kap ndërkohë që po dilte nga banesa e tij në Fulham të Londrës. Gjatë dhënies së vendimit, ai qëndroi pa folur duke mos treguar asnjë emocion. Sipas The Independent, Stafasani mundi të futet në banesën e gruas, duke ndërtuar një platformë të improvizuar për të hyrë përmes një çatie prej xhami.

Ai priti rreth një orë, derisa ajo të kthehej në shtëpi, para se ta sulmonte brutalisht. Gruaja pësoi pesë thyerje të kafkës, plagë në dorë e gishta të thyer. Pavarësisht lëndimeve, ajo arriti të zvarritej në shtëpinë e një fqinji dhe të kërkonte ndihmë para se të përfundonte pa ndjenja.

Urgjenca arriti në shtëpinë e saj pak para orës 3 të mëngjesit, më 20 Mars dhe ajo u dërgua në spital, ku kaloi nëntë ditë në koma.

Gruaja e kishte njohur Stafasanin dhe kur rifitoi vetëdije konfirmoi se kishte qenë ai që e kishte sulmuar. Stafasani, një shqiptar i cili jetonte në Brunswick Court, EC1, u dënua të martën në Southwark Crown Court në 18 vjet burg për vrasje në tentativë dhe vjedhje me pasoja të rënda.

Gjykatësi tha se e konsideroi Stafasanin një shkelës të rrezikshëm të ligjit. Zyrtari i lartë hetues, Detective Inspector Damian Ash, tha:

“Ky ishte një sulm i tmerrshëm në shtëpinë e vetë viktimës, i cili përfshinte planiãkim të kujdesshëm dhe të paramenduar nga Stafasani”. “Ai ka hyrë me forcë në banesën e viktimës dhe e ka goditur atë me levë, më pas është larguar duke menduar se e ka vrarë”. “Ne nuk e dimë motivin e këtij sulmi, Stafasani nuk ka thënë asgjë dhe nuk ka treguar asnjë detaj”. “Ekipi i hetimit shpreson që viktima e tij të shërohet sa më shpejt”.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone