Sulmet terroriste në Europë, SHISH dhe policia shton masat e sigurisë në vend

Sulmet terroriste në Europë, SHISH dhe policia shton masat e sigurisë në vend

Pas sulmeve terroriste në Barcelonë shtohen masat e sigurisë në vend. Shteti është vënë në panik të thellë dhe ka rritur vigjilencën duke shtuar masat e sigurisë. Shërbimi Informativ i Shtetit, Policia dhe Antiterrori janë vënë në gatishmëri të plotë. Sipas burimeve, ndryshe nga masat e mëparshme, Drejtoria e Antiterrorit është në gjendje gatishmërie prej kohësh dhe një ndër arsyet është edhe fluksi i hyrjeve në vendin tonë gjatë sezonit turistik. Sikurse edhe pas sulmeve terroriste në Londër, Mançester, Paris dhe Berlin, policia shqiptare ka shtuar vëmendjen në objekte dhe zonat që konsiderohen me risk, sikurse janë ambientet publike, por edhe zonat turistike. Masa kryesore e Policisë së Shtetit lidhet me angazhimin e agjentëve të antiterrorit që po mbajnë nën vëzhgim personat me prirje radikale, por edhe lidhjet e tyre.

Kjo procedurë e drejtuar nga Antiterrori, por edhe Shërbimi Informativ po zbatohet në mënyrë të pandërprerë për shkak të dy dosjeve të bujshme gjyqësore që kanë në brendi që nga akuzat e terrorizmit, deri tek rekrutimet për luftime në Siri. Njëra nga dosjet është e njohur si “Imamët”, tashmë të shpallur fajtorë edhe nga Apeli i Krimeve të Rënda. Dosja e dytë ka nën akuzë vetëm në Shqipëri 4 të dyshuar dhe në Kosovë 18 të tjerë, që dyshohen se po planifikonin një sulm terrorist në stadiumin ku do të mbahej ndeshja Shqipëri-Izrael. Gjatë këtij sezoni turistik bëhet e ditur se, veçanërisht në pikën kufitare të Morinës dhe të Qafë-Thanës agjentë të Antiterrorit që gjenden në gatishmëri kanë intervistuar persona që fillimisht janë vlerësuar si të dyshimtë për të udhëtuar drejt Shqipërisë. Por, megjithë masat e policisë, ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale parashikojnë transferimin për shqyrtimin e veprave të terrorizmit nga Krimet e Rënda në gjykatat e rretheve.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *