Suedezi që u hodh dje nga pallati, ishte menaxher i ‘Regency Casino’. Ja arsyeja

Jim Backlund ishte menaxheri i kazinosë ‘Regency’ tek kompleksi Tajvani në Tiranë, i cili u vetëvra dje duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte tek zona e ‘Komunës së Parisit’.

Ekspertiza e policisë thotë se shkak i vdekjes ka qenë vetëvrasja, por megjithatë hetimet e policisë vazhdojnë pasi ka dyshime se mund të jetë vrasje. Kjo pasi, trupi i viktimës u gjet pak më tutje dhe nuk korrenspondon me vendin poshtë ballkonit të tij, poshtë të cilit ndodhet edhe një pemë.

Suedezi Backlund kohët e fundit kishte edhe probleme martesore, pasi gruaja i kishte zbuluar një lidhje intime disa kohë më parë, megjithatë çifti ishte pajtuar. Dyshimet janë ai mund të ketë patur edhe probleme ekonomike, pasi ekziston mundësi të kishte lënë në bixhoz shuma parash, edhe pse ishte menaxher i kazinosë prej disa vitesh.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti disa gram kokainë mbi tavolinë dhe mobilje të tjera, çka shton dyshimet dhe pistat e hetimit se mund të ketë qenë nën ndikimin e lëndëve narkotike kur ka kryer vetëvrasjen. Ambasada e Suedisë në Tiranë ka shfaqur interes për shtetasin e saj dhe ka kërkuar shpjegime të hollësishme për këtë ngjarje kriminale.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *