Spahiu flet nga komisariati: Do më marrin në pyetje në lidhje me ngjarjen

Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka konfirmuar se është shoqëruar në komisariatin nr.1 për protestën e organizuar para Bashkisë së Tiranës ditën e sotme.

Në një lidhje telefonike për News24, Spahiu deklaroi se bashkë me të janë shoqëruar edhe 3 aktivistë të AK. Ai sqaroi se ishte në zyrën e tij kur u mor me fugon të policisë. Siç edhe ai deklaroi në lidhje telefonike, do të merrej në pyetje në lidhje me ngjarjen.

“Jam në komisariatin 1 dhe jam i shoqëruar nga policia. Ende nuk jam informuar, jam me shefin e krimeve dhe me kreun e komisariatit. Jam edhe me 3 aktivistë të AK. Jam shoqëruar me fugon policie, isha në zyrën time kur më mori policia. Kjo lidhet me protestën në Bashkinë e Tiranës. Më duhet ta ndërpres sepse këta kanë seancën e pyetjeve”, tha Kreshnik Spahiu.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *