Shpërthimi në Shkodër dëgjohet gjatë fjalimit të drejtorit të policisë. Ja si reagon ai! (VIDEO)

Shpërthimi në Shkodër dëgjohet gjatë fjalimit të drejtorit të policisë. Ja si reagon ai! (VIDEO)

Shpërthimi me tritol që tronditi sot qytetin e Shkodrës, ku mbetën 8 persona të plagosur ka ndodhur në një moment, kur pothuajse gjithë policia ka qenë e fokusuar te aktiviteti që po zhvillohej në këtë qytet në kuadër të 105 vjetorit të themelimit të policisë.

Ka qenë pikërisht në momentin kur fjalën për të folur e kishte pikërisht Gjovalin Loka, kur në sfond nga mjediset e jashtme të komisariatit të këtij qyteti, dëgjohet zhurma e një shpërthimi të fuqishëm.

Policia më pas zbardhi dinamikën e ngjarje në një ndërtesë dy kateshe në lagjen “Rus”.

Lënda plasëse ishte vendosur në një motoçikletë të parkuar në hyrje, e cila është ndarë më dysh, ndërsa demet materiale të shënuara në dyqanet përreth ishin të shumta.

Nga shpërthimi  ka mbetur i plagosur rëndë pronari i objektit dy katësh Lulzim Kulla i cili ka qenë duke i hipur mjetit kur ka ndodhur shpërthimi.