Shpërthimi në Kamëz, inspektorët: Shkak, çarja e tubit dhe rrjedhja e gazit

Pas shpërthimit të bombolës së gazit në Kamzë, kryeinspektori i ISHTI-t, Gazmend Osmani, ka dërguar në vendngjarje inspektorët për të parë nga afër situatën.

Sipas këtyre të fundit, shkaku i aksidentit ka qenë çarja e tubit te gomës dhe rrjedhja e gazit prej tij.

“Ngjarja ka ndodhur në ballkonin e një apartamenti në katin e 2 të një godine 5-katëshe, ku ishte e montuar një sobë me katër vatra zjarri, nga të cilat 3 ishin me gaz dhe një me energji elektrike. Me sobën ishte e lidhur bombola e GLN-së e cila ndodhej ne ambientet e Repartit Zjarrfikës, Kamzë”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Kështu, nga inspektimi i bombolës së GLN-së rezulton se:

Bombola ishte me kapacitet 15 kilogramë dhe në gjendje pune.

Sipas deklarimit të zonjës së shtëpisë, ajo kishte hapur ventilin e bombolës për gatim dhe kishte ndezur shkrepësen për të ndezur vatrën e sobës, në këtë moment si rezultat i rrjedhjes së GLN-së nga tubi i gomës që bën bashkimin e sobës me reduktorin, ka patur zgjerim te vatrës së zjarrit. E zonja e shtëpisë ka arritur të mbyllë ventilin e bombolës duke parandaluar përhapjen vatrës së zjarrit në ambientet e tjera të banesës, ndërsa është dëmtuar lehtë në fytyrë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *