Shpërthim në zonën e Institutit Bujqësor në Tiranë, plagosen dy të mitur

Si pasojë e një shpërthimi në zonën e Institutit Bujqësor në Tiranë, një fëmijë 12 vjeç dhe një 17- vjeçar janë plagosur rëndë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, rreth orës 18:30, kur disa fëmijë kanë ndezur një zjarr me mbeturina, duke krijuar një shpërthim. Për pasojë, janë plagosur lehtë shtetasit A. T. dhe A. K. të cilët morën mjekimin në Spitalin Ushtarak.

“Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet policore si dhe grupi hetimor ku nga këqyrja e vendit të ngjarjes, rezulton se dy personat e plagosur kanë ndezur disa mbeturina të hedhura në bregun e lumit ku për pasojë ka ndodhur një shpërthim për shkaqe ende të paqarta.”

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *