Shpërthim me eksploziv ndaj një biznesi në Elbasan

Shpërthim me eksploziv ndaj një biznesi në Elbasan

Një shpërthim eksplozivi është shënuar në një dyqan në një fshat të Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa po zbardhej e premtja, kur biznesi ishte i mbyllur dhe nuk kishte njeri brenda.

Në fshatin Balëz, në ambientet e jashtme të dyqanit me artikuj ushqimor, në pronësi të F.K., 50 vjeç, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, njofton Policia.

Për pasojë janë shënuar dëme materiale.

Aktualisht po punohet për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Gjithashtu efektivët e policisë po punojnë për të zbuluar ndonjë konflikt të mundshëm të të zotit të dyqanit.

Category Kronikë

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *