Shkodër, kapet me kanabis, arrestohet 38-vjeçari

Policia e Shkorës ka ndaluar një person i cili u gjet me lëndë narkotike.

Gjatë ditës së djeshme u bë ndalimi i 38- vjeçarit Rrok Ulaj, banues në Bogë, Malësi e Madhe u ndalua pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Bogë, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një kg e 352 gramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Ulaj u ndalua në kushtet e flagrancës i akuzuar për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *