Sherr për motive pronësie, 24 vjeçari shtyp me makinë dy bashkëfshatarët

Është arrestuar në flagrancë nga policia e Sarandës një 24-vjeçar, i cili tentoi të vrasë me automjetin e tij, 2 persona të tjerë.

Shkak i konfliktit dyshohet të jetë qenë për motive pronësie. Burime zyrtare nga Policia e Sarandës bënë me dije se Kostandinos Munguli, banues në fshatin Nivicë ditën e djeshme pas një konflikti fizik, në vendin e quajtur “Kerkez” të këtij fshati, ka tentuar të vrasë me automjetin e tij tip “Mitsubishi” me targë SR2301B, 72-vjeçarin me inicialet Gj.P., dhe L.P,. 35 vjeç.

Nga përplasja me automjet, dy këta persona kanë marrë disa fraktura në të dyja këmbët dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *