Sherr mes femrave në lokalet e natës, njëra përfundon në spital

Sërish sherr në lokalet e natës së Tiranës, por kësja here protagonistet kanë qënë femrat. Si pasojë njëra është plagosur dhe është dërguar në spital.

Gjykata e Tiranës ka vendosur të urdhërojë Prokurorinë e kryeqytetit të hetojë rastin e një sherri fizik mes dy vajzash në një prej lokaleve të natës në kryeqytet.

Një nga vajzat ka bërë denoncim në gjykatë duke pretenduar se është goditur me sende të forta në ballë nga një tjetër vajzë.

Për shkak të kalimit pranë shtetases me iniciale Xh. Z., ajo pretendon se është fyer dhe ofenduar prej saj dhe motrës së saj me fjalë të rënda. Ajo thotë se vajzat e kësaj tavoline e kanë goditur me një send të fortë në ballë duke e lënë pa ndjenja.

Pasi është përmendur dhe pastruar, një prej vajzave të tavolinës “rivale” ka ardhur dhe i ka sjellë telefonin. 23-vjecarja i ka thënë se do ta denonconte dhe në këtë moment thotë se ka marrë sërish të shara dhe ofendime.

E dëmtuara është drejtuar për ndihmë të parë në Spitalin Ushtarak Tiranë ku është mjekuar dhe është pajisur me një vendim për kryerjen e një ekspertimi mjeko-ligjor nga policia gjyqësore.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *