Sherr me thika në Korçë, plagosen rëndë dy kushërinj

Një përleshje me thika ka ndodhur në Korçë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Orman, ku katër persona janë përleshur mes tyre dhe dy prej tyre kanë mbetur të plagosur pasi janë goditur me thika.

Ata janë dy kushërinj që janë dërguar menjëherë në spital, të identifikuar me inicialet M.B dhe K.B. Ndërsa si autorë dyshohen dy vëllezërit Duçi, përkatësisht M. Duçi dhe A. Duçi, 19 dhe 21 vjeçë.
Policia i ka shoqëruar dy vëllezërit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një grindjeje banale.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *