Sherr me thika dhe kaçavida mes dy punonjësve të OSHEE-së

Sherr me thika dhe kaçavida mes dy punonjësve të OSHEE-së

Dy punonjës të OSHEE janë përfshirë në një sherr mesditën e sotme, ndërsa policia ka parandaluar konfliktin mes tyre.

Më datë 22.08.2017, rreth orës 13:50 , Strukturat e Policisë Vlorë në lagjen ”29 Nëntori”, kanë parandaluar përshkallëzimin e një konflikti midis dy shtetasve të cilët kanë qenë duke përdorur edhe mjete të forta shpuese (kaçavidë), ndaj njëri-tjetrit.

Nga verifikimi paraprak policia ka konstatuar shtetasin M.B., 54 vjeç, i cili ka marrë dëmtime si pasojë e goditjeve me mjete të forta, prej shtetasit M.Q., 49 vjeç, (të dy punonjës të OSHE-së).

I dëmtuari ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar në Komisariat shtetasin M.Q., dhe pasi ka kryer hetimet dhe dokumentuar rrethanat dhe shkakun.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *