Sherr me leva për pronën, përfundojnë në spital dy persona

Sherr me leva për pronën, përfundojnë në spital dy persona

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës ditën e sotme, pasi gjatë një sherri për motive pronësie në Sauk, kanë sakatuar njëri-tjetrin me mjete të forta dhe mjete të mprehta.

Policia njofton se shërbimet e policisë të Komisariatit nr.1, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve Eduart Dushku, 41 vjeç, banues në Tiranë dhe Skënder Osma, 38 vjeç, banues në Tiranë.

“Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë i mundur pasi, në Sauk janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive pronësie, ku për pasojë është dëmtuar me mjet prerës në trup, shtetasi Skënder Osma, ndërsa shtetasi Eduart Dushku është dëmtuar me sende të forta në kokë”, njofton policia.

Të dy shtetasit e dëmtuar janë dërguar në spital, ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprat penale “Plagosje lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 89 dhe 279 i Kodit Penal.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *