Sërish avion me drogë drejt Italisë, tre të arrestuar

Policia e Vlorës ka bërë me dije sot përmes një komunikate për shtyp se një avion i vogël është parë të lëvizë në hapësirën ajrore shqiptare, konkretisht në fushat e fshatit Akërni të Vlorës.

Sipas njoftimit zyrtar, janë arrestuar tre persona që do kryenin trafikun e drogës drejt Italisë me këtë avion.
Mësohet se kanë qenë qytetarët që kanë njoftuar në sallën operative se një avion i vogël po lëviz në këto fusha.

Në bashkëpunim me policinë italiane, më pas autoritetet e të dyja vendeve kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tre personave, që dyshohet se do trafikonin lëndë narkotike drejt Italisë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në orët e para të mëngjesit të datës 20 mars 2016 nga Policia e Shtetit është marrë informacion në rrugë operative se në zonën e fushave të fshatit Akërni, po lëviz në hapësirën ajrore, një avion i vogël.
Pas marrjes së këtij informacioni, u organizuan të gjitha shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Drejtorisë Rajonale të Kufitit dhe Migracionit Vlorë si dhe të Njësisë së Lëvizshme Territoriale Delta Force. Si dhe është njoftuar menjëherë edhe Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, Policia e Shtetit ka njoftuar mënjehërë Policinë Italiane, me qëllim ndjekjen e përbashkët të këtij informacioni.

Në bashkëpunim me homologët Italianë, u punua intensivisht, për verifikimin e këtij informacioni, duke zhvilluar veprime të koordinuara në Vlorë dhe në një pjesë të territorit Italian.
Policia e Shtetit ka shoqëruar shtetasit N.M., A.M., K.M., si të dyshuar në lidhje me këtë veprimtari, si edhe automjetet një fuoristradë dhe një furgon në pronësi të këtyre shtetasve, të cilat po këqyren nga specialistët e Policisë.

Policia e Shtetit po bashkëpunon edhe me Prokurorinë për Krime të Rënda Tiranë, dhe ka bërë regjistrimin e Procedimit Penal per vepren penale “Trafikim të lëndëve narkotike” të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

Veprimtaria hetimore është në vijim edhe nga homologët e policisë italiane për zbulimin e autorëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *