Sërish atentat, plagoset rëndë 35 vjeçari në Shkoder

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Skënderbeg’. I plagosuri është identifikuar si shtetasi Valter Çoba, 35 vjeç. Sipas policisë, 35-vjeçari po lëvizte me një automjet në një rrugë pas shumë ndriçim kur është qëlluar me armë zjarri.

I plagosuri që është qëlluar në pjesën e kokës, është dërguar për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin rajonal, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka sekuestruar pamjet e një biznesi pranë vendngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të krimit dhe identifikimin e autorëve.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *