Sarandë/ Policia shpëton 8 fëmijë, rrezikonin të mbyteshin

Sarandë/ Policia shpëton 8 fëmijë, rrezikonin të mbyteshin

Policia kufitare në Sarandë u ka ardhur në ndihmë 8 minorenëve të cilët rrezikuan të mbyteshin me një barkë.

Policia sqaron se për shkak të mbingarkesës në barkë dhe dallgëve të forta të detit, fëmijët kanë rrezikuar jetën e tyre dhe kanë kërkuar ndihmë.

“Më datë 18.06.2017, rreth orës 15:30, në zonën ujore përballë “Disko Afrikës” rreth 0.7 milje larg nga bregu i detit, Policia Kufitare Sarandë duke patrulluar në këtë sektor është njoftuar nga qytetarët se një mjet lundrues tip barkë-pedalon, po rrezikohej të mbytej bashkë me 8 persona minorenë që ndodheshin mbi të”, tha policia.
Menjëherë shërbimet e policisë sapo kanë marrë thirrjen për ndihmë, nëpërmjet mjeteve lundruese kanë dhënë ndihmën që duhej duke shpëtuar të gjithë fëmijët që ndodheshin në këtë pedalon, pa probleme për shëndetin e tyre.
Policia falenderoi qytetarët për bashkëpunimin si dhe u bën thirrje të gjithë pushuesve që të kenë sa më shumë kujdes gjatë sezonit turistik, veçanërisht me fëmijët e tyre pranë ujit.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *